Transmetuar më 04-08-2015, 15:19

Has, 4 gusht 2015, NOA.al- Një person ka humbur jetën në minierën e Vlahenit në Has.

56 vjeçari Magjen Aliaj, me pozicion teknik në minierën e kromit ka rrëshqitur dhe ka rënë nga një lartësi, pak pas mesditës së sotme.

Aliaj ishte duke punuar në një tunel në galeri, në momentin që ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë.

Pavarësisht çdo ndihme të dhënë 56 vjeçari ka ndërruar jetë. Lidhur me këtë ngjarje efektivët e policisë kanë nisur hetimet dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd