Transmetuar më 04-08-2015, 15:08

Lezhë, 4 gusht 2015, NOA.al- Pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor në Lezhë-Milot.

Dy automjete janë përplasur mes tyre pak minuta më parë në vendin e quajtur Markatomaj, ku personat që udhëtonin me to kanë pësuar lëndime të shumta.

Nga të dhënat paraprake siç raporton NOA.al, mësohet se makinat e përfshira në aksident janë një Benz me targa TR0092R  me drejtues 26 vjeçarin K.M., dhe një Volkswagen me targa AA 747FP me drejtues shtetasin K.H.

Mësohet se dy nga të lënduarit, fëmijë të mitur ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë dërguar për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital.

Personat e lënduar janë G.M., 26 vjeç; K.M., 27 vjeç; E.M., 6 vjeç; E.M., 2 vjeç dhe B.M., 50 vjeç.

Si shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë parakalimi i gabuar i mjetit me targe AA 747FP me drejtues shtetasin K.H.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu të cilat po hetojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd