Transmetuar më 04-08-2015, 14:58

Ferizaj, 4 gusht 2015, NOA.al- Tre persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Ferizaj, të qëlluar gjatë një sherri ku është përfshirë një efektiv i policisë.

Gjatë orëve të natës duke u gdhirë e martë, në fshatin Prelez të Ferizajt në afërsi të lokal “Montana” është qëlluar me armë, ku gjatë konfliktit kanë mbetur të lënduar tre persona.

Si të dyshuar për ngjarjen, janë arrestuar dy persona, njëri prej tyre efektiv i policisë, i cili nuk ndodhej në shërbim në momentin e ngjarjes.

Dyshohet se shkak për plagosjen është bërë një konflikt për motive të dobëta. Policia thotë se e ka vërtetuar faktin se polici ka qëlluar me armën e detyrës.

Tre të plagosurit janë dërguar në urgjencën e Ferizajt dhe aty ka nisur edhe një sherr tjetër.

Pasi ka shkuar policia për të nisur hetimet në lidhje me rastin, të plagosurit që ishin për ndihmë mjekësore në Urgjencë kanë rrahur dy policë.

Efektivët e policisë kanë arritur të arrestojë dy të dyshuarit, ndërsa njëri ka ikur dhe është shpallur në kërkim./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd