Transmetuar më 04-08-2015, 09:20

Një burrë në moshë të thyer ka mbetur i vdekur pasi u qëllua me armë zjarri mëngjesin e sotëm pranë banesës së tij në fshatin Zhejë të Kurbinit. viktima është David Piroli, 72 vjeç, raporton noa.al.

I ndjeri është qëlluar me automatik pranë banesës së tij. Ai mbeti i plagosur rëndë nga plumbat dhe nuk mundi t’i mbijetojë plagëve duke vdekur rrugës për në spital.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe thotë se po punon pë të identifikuar dhe kapur autorët.

Dyshohet që 72-vjeçari të jetë vrarë për hakmarrje, pasi djali i tij Altin Piroli, u akuzua një vit më parë se vrau vëllezërit Andrea dhe Endri Cara.

Historia e Altin Pirolit

Djali 28-vjeçar i Davidit, Altin Piroli u akuzua se mëngjesin e 4 marsit të 2014-ës vrau me breshëri arme zjarri, dy vëllezërit Andrea dhe Endri Cara, 27 dhe 30 vjeç dhe plagosi dy kalimtarë të rastësishëm nga të shtënat në mënyrë të pakontrolluar jashtë lokalit.

Dy vëllezërit, shokë me Pirolin, ishin pronarë të lokalit ku u ekzekutuan. Sipas dëshmive të asaj kohe, Piroli pretendonte se vëllezërit Cara e pengonin në rrugën e Perëndisë dhe se e tallnin dhe e shanin.

“Në njërën dorë kisha librin e shenjtë të myslimanëve dhe në dorën tjetër mbaja Biblën. Mua më ka sjellë Zoti që të ndjek rrugën e perëndisë”, – ishin fjalët që Piroli tha para hetuesve që e morën në pyetje një vit më parë.

Sipas policisë Piroli rezulton të ketë probleme mendore. Megjithatë këto probleme duket se e çonin 28-vjeçarin drejt përdorimit të armës.

Edhe vite më parë ai kishte plagosur djalin 13-vjeçar të xhaxhait të tij, vepër penale për të cilën kishte vuajtur dënimin me 1 vit në burgun e Shën Kollin. Kur e kreu këtë krim, Piroli tha se donte të tregonte se “ja si bëhet vrasja”.

Pas kësaj ngjarjeje, Pirolin e mbyllin në Spitalin Psikiatrik. Në vitin 2006, ai doli nga Psikiatria me një vendim për mjekim në kushte shtëpie.

Policia tha në atë kokë se Piroli kishte bërë një listë me emrat e personave që do të ekzekutonte, mes tyre prokurorë dhe gjykatës, por organi i akuzës tha se letra me listën nuk është gjetur.

Masakra në Laç, rrëfehet i dyshuari: Pse i vrava ata që më ndihmonin

Plagosje me armë, arrestohet autori

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd