


Një burrë shqiptar në kushte të dëshpërimit nga malli për fëmijët, ka tentuar të ikë nga kjo botë duke u vetëhedhur nga lartësia e terminalit 1 të aeroportit të Romës, në Fiumicino.
Në fotot e mëposhtme dhe videon, shikoni pikërisht momentet nga kjo ngjarje e sotme në kryeqytetin e Italisë, Romë.
Burri 55 vjeçar, është gjendur në autostradën që të çon në aeroportin e Fiumiçinos në Romë, dhe ka hipur mbi tabelat pikërisht përballë Terminalit 1.
Policia tha se 55 vjeçari shqiptar, është shtetas francez dhe ishte i divorcuar nga e shoqja.
Kishte ardhur nga Nica në Itali, për të takuar fëmijët, por pa sukses.
Ai akuzon ish gruan se nuk e lë të shohë fëmijët dhe prej disa kohësh ai është përmalluar por nuk ia ka dalë dot.
Burri u arrit të shpëtohej nga ekipet zjarrfikëse që mbërritën dhe neutralizuan përpjekjet e tij pasi prej disa minutash bënte të hidhej nga lartësia drejt e në rrugën e makinave. Ai u dërgua në spitalin Grassi di Ostia për ndihmë mjekësore.
Ditën e sotme, 55 vjeçari duhet të rikthehej në Nicë, me avion nga aeroporti i Fiumicionos. /a.b/noa.al/
Shikoni videon më poshtë ose këtu.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





