
Njëmbëdhjetë persona ranë në prangat e policisë italiane, pasi dyshohet se kanë lidhje me krimin e organizuar në Australi dhe janë bashkëpunëtorë të kreut të organizatës mafioze "Cosa Nostra".
Arrestimet janë kryer në sajë të një superaksioni të policisë së shtetit fqinj, i cili ka pasur në shënjestër goditjen e klaneve të mafies. Gjatë operacioneve "Golem" dhe "Eden", policia ka kryer operacione në krahinat e Siçilisë.
Kreu i "Cosa Nostra", Messina Denaro është shpallur në kërkim para 20 vitesh. Autoritetet italiane dyshojnë se klani i tij kryen trafiqe droge në Ballkan, duke përfshirë Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi dhe në Australi.
Tw arrestuarit janë Giovanni Loretta, 42 vjeç, Leonardo Agueci, 27 vjeç, Pietro Giambalvo 77 vjeç, Vincenzo Giambalvo 38 vjeç, Giovanni Scimonelli 48 vjeç, Vito Gondola 77 vjeç, Giovanni Mattarella 49 vjeç, Michele Terranova 45 vjeç, Sergio Giglio 46 vjeç, Michele Gucciardi 61 vjeç dhe Ugo Di Leonardo, 73 vjeç.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





