Transmetuar më 03-08-2015, 19:29

E gjetën me kokë poshtë në një banjë publike të sapolindur. Një vogëlushe me vetëm disa orë jetë, u gjet e braktisur në një banjë publike në Pekin, pak pasi ishte sjellë në jetë.

Ajo u shpëtua ditën e djeshme nga një grup personash që lajmëruan policinë pasi dëgjuan të qarën e fëmijës, e cila vinte nga tualeti.

Kur agjentët mbërritën e gjetën vogëlushen me kokë poshtë në tualetin e njohur si banjo turke. Për shkak të gjurmëve të gjakut dyshohet se vogëlushja ka lindur aty dhe është braktisur.

E mitura u dërgua në spital, ku nga ana e mjekëve u konstatua se nuk kishte pësuar lëndime. Ndërkohë policia është vënë në kërkim të nënës së vogëlushes.

Në Kinë janë të dëgjuara jo rrallë raste të tilla ku politika e “fëmijës së vetëm”, ku nuk lejohet më shumë se një fëmijë, ka detyruar jo pak gra që të braktisin fëmijët./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd