Transmetuar më 03-08-2015, 18:39









Duhet të kishte ndaluar në Francë deri më 20 gusht. Por përkundrazi mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdelaziz Al Saudha, pas vetëm tetë ditësh qëndrimi u kthye mbrapsht.
Një fitore e turistëve dhe banorëve të Vallauris Golfe-Juan në Francë, të cilët prej ditësh protestonin kundër vendimit për të mbyllur hyrjen në plazhin publik, pasi aty ndodhej rezidenca e sovranit saudit.
Pas disa ditë protestash dhe 150 mijë firma të mbledhura në peticionin për largimin e tij, mbreti u detyrua të ikte./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





