Transmetuar më 03-08-2015, 17:23

Mund të jetë vera ose këshillat e personave që kujdesen për pamjen e tij, por lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un shihet me një stil veshje ndryshe.

Ai ka hequr dorë nga kostumi zyrtar, por shihet më sportiv i veshur me një këmishë të bardhë dhe një palë pantallona të lirshme gri.

Fotografitë janë publikuar nga agjencia KCNA, ku Kim Jong-un shihet ndryshe. Ai u fotografua me stilin disi më sportiv gjatë një parade të forcave të aeronautikës në aeroportin e Kalma, i ndërtuar me idenë e një sulmi të mundshëm, për të festuar 62 vjetorin e fitores së ushtrisë në luftën e madhe të çlirimit.

Shpesh mediat ndërkombëtare shkruajnë për luhatjet e humorit të Kim, i cili shpesh ka ekzekutuar të afërm dhe zyrtarë të lartë, ndaj hidhen dyshime për stilistin e tij./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd