
Sarandë, 3 gusht 2015, NOA.al- Shënohet viktima e parë e zjarreve në këtë sezon të nxehtë. Një person ka humbur jetën pasditen e sotme si pasojë e një zjarri masiv të rënë në një fshat të Sarandës.
Një ullishte është shkrumbuar nga flakët në vendin e quajtur Pllakoti, në fshatin Markat. Mësohet se zjarri ka djegur rreth 50 hektarë toke me ullinj dhe pisha.
Viktima është Pëllumb Shehu, 62 vjeç, ndërsa rrethanat e vdekjes së tij nuk dihen ende. Paraprakisht bëhet e ditur se i ndjeri ndodhej në ullishten e tij në momentin që ka humbur jetën në tentativë për të shuar flakët dhe për të shpëtuar sa të mundte nga pemët.
Ai është gjetur përtokë edhe me djegie në trup. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të saj si dhe për shkaqet e rënies së zjarrit.
Hetimet janë përqendruar në dy pista, atë të një zjarrvënie të qëllimshme ose zjarr i rënë në rrethana aksidentale./k.b/a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





