
Elbasan, 3 gusht 2015, NOA.al- Policia e Elbasanit merr masa për sigurimin ë rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal të ndeshjes Skëndërbeu- Milsami (Moldavi) e cila do të zhvillohet më 5 gusht, në orën 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”.
Blutë e Elbasanit bëjnë me dije se për mbarëvajtjen e ndeshjes do të bllokohet shëtitorja nga stadiumi deri tek “1 Maji”; Nga Bashkia deri në dalje të Unazës; Nuk do të lejohen parkimet ne sheshin përpara Pallatit Sportit; Nga rrethrrotullimi i luleve deri tek rrethrrotullimi i Zaranikës; Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve para stadiumit.
Gjithashtu informohet se hyrja e sportdashësve do të jetë dy orë para ndeshjes, me qellim shmangien e radhëve në hyrje për në stadium.
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 64 punonjës policie nga FNSH-ja, 30 punonjës policie nga sektori qarkullimit rrugor, 136 punonjës policie nga seksioni i rendit, 56 punonjës policie nga seksioni i parandalimit të hetimit të krimeve, si dhe 50 punonjës policie nga drejtoritë e tjera.
Nuk do te lejohen marrja e fëmijëve të mitur pa u pajisur me biletë. Në vijim thuhet se të gjithë sportdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet janë të lutur të mos kenë me vete sende të forta, shishe të çfarëdolloji dhe fishekzjarre, pasi në të kundërt nuk do të lejohen në hyrje të stadiumit.
Të gjitha lokalet në afërsi të stadiumit nga ora 18.00 dhe deri në përfundim të ndeshjes duhet të marrin masa për tu mbyllur.
Gjithashtu Drejtoria e Policisë Elbasan u kërkon qytetarëve që të minimizojnë më 5 gusht lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





