Transmetuar më 03-08-2015, 16:11

Ka nga ata që e cilësojnë si Kim Kardashian-i shqiptare, ashtu sikundër të tjerë që e vlerësojnë edhe më shumë bukurinë e saj.

Modelja dhe fashonistja Aurela Hoxha shfaqet në poza mjaft të nxehta, gjatë pushimeve të saj. Ajo po shijon brigjet e jugut dhe çaste të fiksuara në fotografi i ka publikuar në Instagram.

“Det, gjithçka”, shkruan Aurela bashkëngjitur një fotografie ku shihet e shtrirë buzë detit me bikini fare të vogla dhe në poza provokuese.

Ajo nuk i ka rezistuar dot tundimit për të provuar motorrin e ujit, ndaj e veshur me jelek kamerdare bëhet gati të hipë në të.

Megjithatë Aurela është treguar gjithmonë mjaft e rezervuar për jetën e saj private dhe nuk ka bërë të ditur se me kë ndodhet në pushime./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd