
Korçë, 3 gusht 2015, NOA.al- Një fëmijë fare i vogël ka humbur jetën në Korçë në banesën e tij. Pak pas mesditës së djeshme në fshatin Mesmal, në oborrin e banesës vogëlushi i moshës 1 vjeç e gjysmë, është mbytur në një kovë me ujë.
Burime zyrtare nga policia thanë për NOA.al, se vogëlushi po vraponte në oborr, ku është penguar dhe ka përfunduar me kokën dhe gjysmën e trupit brenda kovës me ujë.
Kanë qenë prindërit ata që e kanë gjetur vogëlushin gjysmë në ujë, duke e dërguar me urgjencë në spital.
Përballë shqetësimit të prindërve, bluzat e bardha kanë këqyrur të miturin dhe kanë konstatuar vdekjen e tij. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, si pasojë e shpërqendrimit të prindërve për pak çaste nga i vogli i tyre./k.b/a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





