Transmetuar më 03-08-2015, 15:20

Shkodër, 3 gusht 2015, NOA.al- Fat i trishtë për një grua nga Kosova, e cila kishte zgjedhur vendin tonë për të kaluar pushimet e verës.

Gjatë ditës së djeshme në Velipojë, pranë detit, ka vdekur 60 vjeçarja H.B., banuese në fshatin Magore të Kosovës.

Mësohet se gruaja ndodhej e shoqëruar nga familjarët e saj dhe teksa po merrte rreze dielli, ka humbur ndjenjat.

Çdo ndihmë e dhënë nga të pranishmit ka rezultuar e kotë, pasi 60 vjeçarja ka ndërruar jetë. Nga të dhënat paraprake dyshohet se bëhet fjalë për vdekje natyrale./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd