Transmetuar më 03-08-2015, 15:10

Tiranë, 3 gusht 2015, NOA.al- Një kufomë e dekompozuar është gjetur në një banesë në kryeqytet.

Gjatë pasdites së djeshme në rrugën “Gjon Buzuku”, në banesën e pa banuar në pronësi të S.H., 58 vjeç, u gjet një kufomë e dekompozuar e pa identifikuar.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë, pas erës së rëndë që vinte nga shtëpia pranë tyre.

Lidhur me këtë rast vijojnë hetimet ndërsa po punohet për identifikimin e kufomës. Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për vdekje natyrale./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd