Transmetuar më 03-08-2015, 14:37

Mat, 3 gusht 2015, NOA.al- Një i ri në Mat ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës së sotme, ku viktima e moshës 25 vjeçare ishte duke salduar disa hekura kur e zuri korrenti.

Pavarësisht çdo ndihme të dhënë ai humbi jetën brenda pak çastesh.

Të dhënat lidhur me këtë rast janë ende të pakta, ndërsa uniformat blu po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd