
Berat, 3 gusht 2015, NOA.al- Një person u shpall në kërkim nga policia e Beratit, pas ndalimit të vëllait të tij ditën e djeshme.
Në vijim të operacionit për gjetjen dhe sekuestrimin e 380 gramëve lëndë narkotike marijuanë, u shpall në kërkim M.K., 21 vjeç, banues në Berat.
Shpallja në kërkim e të riut u bë pasi vëllait të tij, E.K., 12 vjeç, banues në Berat, duke udhëtuar me mjetin fugon, nga Gjirokastra për në Berat, iu gjet një pako me lëndë narkotike e dyshuar marijuanë, e cila peshonte 380 gramë. I mituri këtë pako e kishte marrë nga vëllai i tij 21 vjeçar.
Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Beratit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





