Transmetuar më 03-08-2015, 10:22

Një makinë është përfshirë nga flakët sot në mëngjes në rrugën kombëtare që lidh Tiranën me Durrësin.

Ngjarja ndodhi sot në mëngjes, kur automjeti i markës “Fiat” tip “Punto” me targë TR 6955 U”, në pronësi të shtetasit Hysen M., ka marrë flakë në kilometrin e gjashtë të superstradës.

Në foto shihni pamje nga ky incident. Policia tha zyrtarisht se nuk ka persona të lënduar nga kjo ngjarje, kurse janë nën hetim shkaqet e rënies së zjarrit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd