
Një burrë dhe një grua mbetën të plagosur në një aksident që ndodhi në rrugën Kamzë-Tiranë, teksa një makinë doli nga kontrolli duke u përplasur me një shtyllë në trotuar.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit I.Sh, 73 vjeç, banues në Tiranë dhe bashkëshortja e tij N.Sh, 66 vjeçe, banuese në Tiranë, të cilët u dërguan në QSUT. Policia tha se të aksidentuarit mbërritën në spital jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me ngjarjen, u arrestua sot në mëngjes në flagrancë shtetasi Aleks Arriku, 26 vjeç, banues në Tiranë.
I riu akuzohet se ishte në gjendje të dehur kur, duke drejtuar mjeti tip “Benz” me targë TR4048T, ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me një shtyllë elektrike në trotuar me pasojë plagosjen e çiftit të moshuar. /a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





