
Autoritetet në Gjermani po përpiqen të largojnë sa më shumë dhe sa më shpejt aplikuesit për azil duke i stimuluar me pagesa që shkojnë në të paktën 600 euro për person me kusht që të tërheqin aplikimin dhe të kthehen vullnetarisht.
Qarku Loerrach, pjesë e landit jugor të Baden Vutemberg, shpalli pagesë për çdo azilant aplikues që pranon të largohet vullnetarisht dhe pa pritur afatet e shqyrtimit të dosjeve aplikuese.
Autoritetet e zonës njoftuan raste si atë të një familjeje prej 3 personash të cilëve iu dhanë në total 1.858 euro, me qëllim që të përballonin koston e biletës për t’u kthyer në vendin e origjinës.
Oferta vlen veçanërisht për azilkërkuesit nga Ballkani, ku përfshihen edhe shqiptarët. Kjo, pasi autoritetet thonë se gjasat më të mëdha janë që këta të kthehen në vendet e tyre sepse nuk kanë asnjë perspektivë për të marrë një leje të përhershme qëndrimi në Gjermani.
Por, siç shkruajnë disa media gjermane, kjo ndihmë financiare do t’u jepet pikërisht atyre refugjatëve, që e tërheqin vullnetarisht kërkesën e tyre për azil dhe nuk presin muaj të tërë shqyrtimin.
Ende nuk është e qartë sesi funksionon skema, e cila parandalon abuzimet që mund të ndodhin me këtë shpërblim, pasi mund të ketë nga ata persona, që marrin paratë por nuk largohen nga Gjermania.
Por, siç raportohet, shuma prej 600 eurosh për person është shfrytëzuar nga disa azilantë, të cilët janë kthyer mbrapsht.
Madje shumica e tyre nuk kanë përdorur fluturimet ajrore, por linjat e autobusëve, pasi biletat kushtojnë disa herë më lirë.
Qarku i Loerrach-ut këto ditë ka shpenzuar rreth 65 mijë euro për të realizuar këtë program kthimi.
Autoritetet e kanë cilësuar si një sukses të tyre në kuadër të masave, që janë duke marrë për të zgjidhur kaosin me kërkesat e shumta të azilkërkuesve.
Modeli i këtij qarku është kërkuar të shpërndahet edhe në zona të tjera të Republikës Federale Gjermane.
Në fakt, autoritetet duke paguar 600 euro për person, shpresojnë që të kursejnë buxhetet e tyre duke shmangur pagesat ditore dhe mujore që u jepen aplikantëve për azil si dhe kostot e qëndrimit të tyre në qendra pritëse dhe strehimi për azilantët.
Shumë shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova, kanë marrë rrugën për në Gjermani, duke shitur deri shtëpitë e tyre në përpjekje për një jetë më të mirë. Një pagesë e tillë, pak prej tyre i tundon të rikthehen, nëse shohin se mund të kenë shanse që të qëndrojnë në Gjermani.
Azilantët, Schmidt: Pse refuzimi i Gjermanisë është më i larti në BE
Si përfitojnë shqiptarët në Holandë kur aplikojnë për azil
Universitet Online për emigrantët
Oferta pune online për ata që emigrojnë në Gjermani
Gjermania ka nevojë për emigrantët nga Ballkani
Gjermania si dikur Greqia, sot nis “Fshesa” ndaj emigrantëve shqiptarë
Sulme me zjarr strehave ku gjenden azilantët në Gjermani
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





