
Ai njihet si atlet me aftësi të kufizuara dhe qysh prej së shtunës është deklaruar i zhdukur në Los Angeles të California. Bëhet fjalë për një atlet shqiptar paraolimpik, Andi Gusmari, 44 vjeç, i cili gjendej në kampusin universitar të Universitetit i California, aty ku zhvillohet Kampionati Botëror i Lojërave Olimpike për njerëzit me aftësi të kufizuara.
Lajmi për zhdukjen e tij është publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Los Angeles ku shkruhet se Gusmari është 44 vjeç, i bardhë, rreth 170 cm i gjatë dhe me peshë rreth 86 kg.
Gusmari po merrte pjesë në një event në Californi (SHBA), së bashku me trajnerët dhe delegacionin që e shoqëronte, por u zhduk të shtunën.
Policia ka kontrolluar në të gjithë kampusin dhe zonën përreth, por nuk ka arritur të bjerë nën gjurmën e 44 vjeçarit./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





