Transmetuar më 02-08-2015, 16:09

Pas gjashtë muajsh tratativash me një ent për birësimet, aktorja Charlize Theron kurorëzon dëshirën e saj për t’u bërë nënë për herë të dytë.

Ajo ka adoptuar August, e cila është bërë motra e Jackson, djali i birësuar nga aktorja e famshme në vitin 2012.

39 vjeçarja pritet të lëshojë një komunikatë për mediat, lidhur me këtë moment të rëndësishëm në jetën e saj.

Prej kohësh ajo po mendonte për një birësim të dytë dhe ndarja e saj me aktorin amerikan Sean Penn, duket se ka luajtur rol vendimtar në këtë drejtim./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd