Transmetuar më 02-08-2015, 14:42







Moti i keq ka goditur rëndë Pakistanin, ku janë shkaktuar përmbytje të mëdha dhe viktima. 109 persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa 46 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas autoritetit kombëtar për menaxhimin e situatave emergjence, NDMA, provinca më e goditur është ajo në jug-perëndim të Khyber Pakhtunkhëa, ku të vdekurit kanë shkuar në 50.
Në Baluchistan, ku disa rrufe goditën vendin, humbën jetën 14 persona. Ndërsa në Punjab, viktimat kanë shkuar në 21 dhe 300 mijë persona vuajnë pasojat e kohës së keqe./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





