Transmetuar më 02-08-2015, 12:54

Vlorë, 2 gusht 2015, NOA.al- Gjykata e Vlorës dënon me burg ish-juristen e Hipotekës Vlorë dhe një person tjetër, të akuzuar për falsifikim dokumentesh.

Kishin mundur që me anë të dokumentave të falsifikuara të arrinin të përfitonin truall në dy nga zonat më të kërkuara të Vlorës në plazhin e vjetër dhe zonën e “Ujin e Ftohtë” në një sipërfaqe që me vlerën e tregut arrin 2 milonë euro, por janë zbuluar dhe janë dënuar nga gjykata në total me 7 vjet e 6 muaj burg.

Bëhet fjalë për ish- juristen e Hipotekës së Vlorës Blerina Dhrami dhe shtetasin Vilson Lushaj, të cilët më dokumeta të fallsifikuara kanë mundur të përvetësojnë dy sipërfaqe truall në një total prej 22 mijë metra katror.

Nga hetimi ka rezultuar së ka qenë Vilson Lushaj ai që ka paraqitur dokumenta të falsifikuara duke përfituar në mënyrë të kundraligjshme pronësinë mbi trullin, me dy sipërfaqe 20.039 m², ndodhur në lagjen “1 Maji”, Vlorë dhe 1.700 m², ndodhur në lagjen “Uji i ftohtë”, Vlorë. E gjithë kjo sipas prokurorisë është bërë ne dijeni të plotë të juristes të Z.Rr.P.P Vlorë Blerina Dhrami,e cila duke pasur dijeni për përmbajtjen e tyre të rreme, si dhe duke kryer “korespondenca” me A.K.K.P Tiranë me qëllim verifikimin e dokumentave, por që në të vërtetë këto korespondenca kanë qënë të falsifikuara, në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore, si dhe në mospërmbushje të rregullt të detyrës së saj, ka kryer rregjistrimin në rregjistrat e pasurive të paluajshme të Z.Rr.P.P Vlorë, të dy pasurive të paluajtshme të mësipërme, me sipërfaqe trualli 20.039 m² dhe 1.700 m², në favor të të pandehurit Vilson Lushaj dhe familjarëve të tij, duke i pajisur ata me dokumentat përkatëse të pronësisë. Në përfundim Gjykata e Vlorës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim Vilson Lushaj dhe 4 vjet burgim Blerina Dhramin./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd