
Korçë, 2 gusht 2015, NOA.al- Një çift bashkëshortësh nga Korça janë drejtuar në polici për të denoncuar njëri tjetrin për dhunë.
Gjatë ditës së djeshme u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për bashkëshortët M.V., 48 vjeç dhe A.V., 56 vjeç, të dy banues në Korçë.
Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se dy bashkëshortët kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj njëri- tjetrit.
Fillimisht mësohet se është paraqitur gruaja para uniformave blu, ndërsa pak më vonë edhe burri.
Bëhet e ditur se çifti kishte probleme dhe konflikte prej disa kohësh dhe se së fundmi debatet kishin degraduar në dhunë./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





