
Fund tragjik dhe të dhimbshëm për një djalë 21 vjeçar në Elbasan, i cili mori vendimin e vështirë për t’i dhënë fund jetës me varje.
Viktima është Orgest Karaj, 21 vjeç, banues në fshatin Murras të Elbasanit, raporton noa.al.
Burime zyrtare policore thanë se Orgesti u zbulua nga familjarët e tij, teksa ishte varur në kasollen e bagëtive që gjendej pranë banesës, pasdreken e djeshme në orën 13.30..
Policia tha se nga hetimet e para shihet një vetëflijim dhe shtoi se po punohet për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të vetëvarjes.
Ditët e fundit ka një rritje shqetësuese të rasteve të vetëflijimeve në të gjithë vendin, por sidomos në Shqipërinë e Mesme.
Autoritetet shqiptare qëndrojnë krejtësisht jashtë çdo përpjekjeje për të ndihmuar njerëzit që përfshihen nga rëndim i gjendjes psikologjike për t’i ndihmuar ata të rehabilitohen.
Shkaqet kryesore të vetëflijimeve të kohëve të fundit, janë kryesisht varfëria ekonomike, papunësia, borxhet, por edhe çështje familjare dhe personale. /a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





