Transmetuar më 02-08-2015, 11:14

Në Hong Kong 30 vjeçarja Ng Lai-ying u dënua me burg pak ditë më parë, pasi protestoi marsin e kaluar ndaj qeverisë kineze gjatë një manifestimi, i organizuar për të kontestuar disa vendime lidhur me tregtinë ndërkufitar, mes Kinës dhe zonës administrative në Republikën Popullore, ku gruaja sulmoi një polic me gjinjtë e saj.

Ndonëse nuk bëhej fjalë për një sulm të vërtetë, autoritetet e dënuan veprimin e saj.

Sipas autoriteteve, e reja ka përdorur identitetin e saj femëror për të akuzuar zyrtarin për ngacmim.

Me qindra burra e gra, zbritën në shesh për të mbështetur Ng Lai-Ying, të veshur me reçipeta.

Jashtë selisë së policisë, një numër i madh personash u shfaqën e mreçipeta duke thirrur “gjinjtë nuk janë armë”./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd