
Dy të rinj shqiptarë dhe një i tretë, bullgar, u zbuluan nga policia italiane në Milano, me 36 kilogramë lëndë të fortë narkotike e llojit heroinë.
Shqiptarët e arrestuar janë Shahin Isufi 28 vjeç, Florian Lani 39 vjeç. Po ashtu u vu në pranga edhe Ivan Penchev një shtetas bullgar 26 vjeçar.
Korrieri bullgar po i dorëzonte këtë sasi droge, dy trafikantëve shqiptarë rezidentë në qytetin e Milanos. Dy makina iu nënshtruan kontrollit policor dhe më tej, banesat e tyre.
Arrestimi i trafikantëve u bë pas një kontrolli rutinë në kuadrin e masave të larta të sigurisë për shkak të panairit botëror Expo Milano 2015 që zhvillohet për gjashtë muaj rresht në Milano duke nisur nga muaji maj.
Të prangosurve iu sekuestruan edhe 80 mijë euro, si dhe dy makinat e tyre.
Policia tha se vlera e heroinës së sekuestruar, në tregun e zi narkotik arrin shumën 2.3 milionë euro. /a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





