





Një shtëpi në Londër u bë objekt grabitjeje dhe kamerat e sigurisë që regjistruan lëvizjet e hajdutëve, evidentuan përpjekjet e forta të tyre për të thyer portën kryesore.
Ngjarja ndodhi në Essex, në veri të kryeqytetit britanik.
Katër persona të hipur në një makinë top Porsche, u ndalën para banesës që shihni në foto dhe videon e mëposhtme.
Një prej autorëve kishte armë zjarri që mbante në duar.
Grabitësit tentuan me të gjitha mënyrat të hapnin derën e banesës. Ata ia dolën ta shkatërronin dhe të hynin brenda në banesë, ku ndodheshin tre djem të rinj, të cilët morën lëndime nga ky incident.
Grabitja nuk doli dhe aq mirë sepse katër grabitësit arritën të vjedhin vetëm dy orë dore. Ata u larguan me to, duke i hipur sërish makinës së tyre. /a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





