




Përditësuar më 2 Gusht 2015 – 10:19 / Transmetuar më 1 Gusht 2015 – 17:12
Tre punonjës policie dhe një i katërt, civil, mbetën të plagosur në aksidentin që raportoi NOA.al me pamjet nga vendngjarja, pasditen e djeshme.
Policia e Shtetit konfirmoi sot se në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi V.B, 41 vjeç, banues në Sauk, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, ka dalë nga rruga e si pasojë është aksidentuar ai vetë si dhe punonjësit e policisë E.H, G.M. e F.D., përkatësisht 35 vjeç, 22 vjeç dhe 25 vjeç.
Të katër të plagosurit janë dërguar dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia tha se materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim, lidhur me aksidentin në rrugën që lidh Tiranën me Durrësin.
Fotot që solli bashkëpunëtorja e NOA.al, tregojnë pamjet menjëherë pas aksidentit, teksa një makinë u përmbys në autostradën Tiranë-Durrës, te kilometri i tetë.
Policia në vendngjarje tha se drejtuesi i makinës tip Volksëagen me targa A 989 GX humbi kontrollin dhe u përplas me bordurën ndarëse ndërmjet korsive e më tej u përmbys. /a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





