
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe tha sot se po dërgon për gjykim kërkesën për Altin Sulkun, i akuzuar për vrasjen e ish-vjehrrit të tij, Lutfi Xhaferri dhe plagosjen e ish-vjehrrës, Naime Xhaferri.
Bëhet fjalë për ngjarje e ndodhur në 17 maj 2015, në Kashar të Tiranës, raporton noa.al.
Po ashtu, është dërguar për gjykim edhe babai i Altin Sulku, shtetasi Skënder Sulku, i akuzuar për “armëmbajtje pa leje”, pasi gjatë kontrollit policor për arrestimin e të birit për krimin e kryer, në shtëpinë e tij janë gjetur 170 plumba automatiku.
Hetimi për të pandehurit, i cili është zhvilluar nën masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Sulkun (Pas ngjarjes policia dha identitetin Altin Aluku) dhe “detyrim paraqitje” për babanë e tij.
Sipas deklarimeve të dëshmitares okulare, të të dëmtuarës Naime Xhaferri, mëngjesin e 17 majit 2015, i pandehuri Altin Sulku u ka dalë para bashkëshortëve Xhaferri, ish-vjehrrëve të tyre, dhe u ka thënë që “ju më keni qëlluar mbrëmë në darkë me armë te shtëpia”.
Pavarësisht se kjo akuzë është hedhur poshtë menjëherë nga Lutfi Xhaferri, i pandehuri ka qëlluar menjëherë me automatik, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Në këtë moment, Naime Xhaferri ka tentuar t’i marrë armën, por është goditur me plumb në dorë.
Më pas autori i dyshuar i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është arrestuar disa orë më vonë nga ana e forcave të Policisë së Shtetit. /a.b/noa.al/
Kapet, akuzohet se vrau ish-vjehrrin dhe i plagosi gruan |VIDEO
Ish-dhëndri vret krushkun dhe i plagos gruan, i shpëton Policisë
“S’mendoja gjë tjetër veç vrasjes së ish-vjehrrit”
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





