




Në pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, gjatë ditës së sotme paraqiten radhë të gjata e të lodhshme deri në kufijtë e rraskapitjes për shkak të vonesave të shumta në kalimin e automjeteve dhe udhëtarëve.
Me qëllim të njoftimit të qytetarëve dhe gjithë opinionit të gjerë, sa i përket pritjeve në
Policia e Kosovës pranon se janë krijuar radhë kilometrike, por shton se ka shtuar numrin e personelit policor në pika kufitare me qëllim të aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, për t’i shmangur pritjet e gjata.
Informacionet e orës 13:00 tregojnë se në Merdare (Podujevë) në hyrje kolona është e gjatë rreth 4 km, ku pritjet janë të paktën 4 orë.
Ndërsa në dalje kolona është jo më pak se 2 km dhe pritjet zgjasin duke nisur nga 2 orë.
Ndërsa në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë (Gjilan) në hyrje kolona është e gjatë rreth 3 km, ku pritjet zgjasin rreth 3 orë, e po ashtu edhe në dalje kolona është deri në 3 km), dhe pritjet janë të njëjta rreth 3 orë.
Kurse në pikë-kalimin kufitar Mutivodë (drejtimi i fshatit Keçekollë) dhe pikë-kalimi kufitar Muqibabë –(Gjilan) në hyrje dhe në dalje nuk ka pritje të gjata, përveç pritjeve normale afërsisht deri në 20 minuta.
Policia e Kosovës me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, njofton të gjithë qytetaret se, “ata që mund të shfrytëzojnë pikë-kalime të tjera kufitare ku nuk ka pritje apo ka më pak pritje, t’i shfrytëzojnë ato pasi nuk ka kolona dhe pritje të gjata, duke përfshirë pikë kalimet-kufitare Mutivodë në drejtim të fshatit Keqekoll dhe Muqibabë – Gjilan pasi ku nuk ka pritje fare, apo pritjet janë më të shkurtra krahasuar me pikë kalimet kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, të cilët janë më të frekuentuara”.
Policia thotë se gjendja në pikë kalimet kufitare sa i përket pritjeve mund të ndryshojë varësisht prej rritjes apo zvogëlimit të frekuentimit të automjeteve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





