
Një burrë i moshuar ka gjetur vdekjen pasi u vetëvar në banesën e tij në qytetin bregdetar të Durrësit, në rrethana të paqarta.
Ngjarja ka ndodhur para disa minutash, raporton noa.al, duke cituar burime zyrtare na policia lokale.
Mësohet se viktima është Tonin Shkjezi, 73 vjeç, me banim në lagjen Nr 18 të qytetit të Durrësit.
Ka qenë gruaja e tij, e cila ka parë skenën e frikshme, teksa i shoqi qëndronte i varur me një çarçaf në dhomën e tij.
Bashkëshortja nuk ka mundur të bëjë diçka për ta shpëtuar burrin pasi ai kishte ikur nga kjo botë.
Në vendngjarje ka shkuar një grup hetimor që tha se do të kryejë procedurat e rastit si dhe do të hetojë mbi arsyet që çuan të moshuarin në vendimin vetëflijues. /a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





