Transmetuar më 01-08-2015, 14:46

Vdekje tragjike për një djalë 12 vjeçar i cili iu desh të vuante në mes të detit teksa piu shumë ujë dhe më pas humbi ndjenjat.

Ngjarja ndodhi pak më parë, në orën 13.40, në lagjen "1 Maji" të qytetit të Vlorës, në vendin e quajtur "Plazhi i Vjetër", raporton noa.al.

Djali 12 vjeçar Teodor Kaçi, 12, vjeç banues në Vlorë, gjendej bashkë me nënën e tij në plazh dhe në një moment, ishte duke u larë anës bregut të detit, por ka pirë shumë ujë deti dhe ka ngelur pa ndjenja.

Ngjarja e dhimbshme ka tmerruar nënën e të voglit e cila nuk arriti dot të shpëtonte jetën e të birit. Por as policia dhe mjekët nuk ia dolën dot.

Policia pohoi se ka shkuar në vendngjarje dhe ka ofruar ndihmën e parë, ndërkohë është shoqëruar me ndihmën e ambulancës në drejtim të Spitalit Rajonal të Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Por pak më vonë, në 14.05, vogëlushi ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit.

Policia tha se po punon për shkaqet e ngjarjes së ndodhur. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd