
Në luftë për ta shpëtuar nga vdekja, janë mjekët në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, një djalë 32 vjeçar të vetëhelmua rnë Durrës.
K.V., 32 vjeç, banor i lagjes nr 16 pranë Shkollës së Fizkulturës së Durrësit, është gjetur në gjendje të rëndë dhe është transportuar nga familjarët e tij, mbrëmë në orën 20.25 në urgjencën e spitalit Rajonal Durrës.
Mjekët konstatuan se i riu kishte gëlltitur një sasi të konsiderueshme lënde helmuese, llojin e të cilës nuk e konfirmuan.
Për shkak të gjendjes kritike, djali i vetëhelmuar është nisur për në QSUT dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Mësohet se gjendja e tij është e rëndë.
I riu ka qenë për disa vite emigrant dhe më pas është rikthyer në banesën e tij në Durrës.
Dyshimet e para janë për një tentativë vetëflijimi në kushte të gjendjeje depresive, por arsyet nuk janë ende të qarta. /k.b/a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





