Transmetuar më 01-08-2015, 08:59

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka zgjedhur Pekinin si vend organizator të Lojërave Dimërore Olimpike të vitit 2022.

Pekini ka mundur kandidatin tjetër finalist, qytetin Almaty të Kazakistanit me 85 vota të delegatëve, në mbledhjen e mbajtur të premten në Kuala Lumpur të Malajzisë.

Kryeministri kazak Karim Masimov, i kishte bërë thirrje delegatëve që të marrin një “vendim historik”, duke e zgjedhur Almatyn si qytet organizator.

Ai e përshkroi Almatyn si një qytet që ofron borë të vërtetë dhe male që ofrojnë kushte të mira për organizimin e lojërave.

Në anën tjetër, Pekini ka përvojë në organizimin e lojërave olimpike. Ai është bërë vendi i parë që do të organizojë edhe lojërat dimërore dhe verore.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd