Transmetuar më 24-07-2015, 09:54

Forcat policore të antidrogës së Shkodrës, janë rikthyer sot në një kontroll të dytë në familjen Mhilli në Pukë pasi më herët dje, kishin kryer aksion për zbulim të lëndëve narkotike.

Në banesën e 57-vjeçarit P.Mhilli, u ushtrua një tjetër kontroll i imtësishëm ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri, tip automatik, 8 skelete metalike armësh zjarri, një kallëp tritoli, nëntë krehra automatiku, 380 fishekë, dy granata mbrojtëse pa ndezës si dhe tre qyta druri armësh zjarri.

Para këtij kontrolli, policia ushtroi kontroll antidrogë dhe arrestoi dy djemtë e fa miljes Mhilli, Roland Mhilli, 25 vjeç dhe Klodjan Mhilli, 19 vjeç, që të dy banues në Pukë.

Policia lokale tha se nga deklarimet e të arrestuarve dy ditë më parë, mësohet se armët kishin vite që ruheshin. “Dy të arrestuarit deklaruan se këto armë janë të tyre dhe se i kanë fshehur vite më përpara pa dijeninë e pjesëtarëve të tjerë të familjes së tyre”, – tha policia.

Ajo shtoi se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, në ngarkim të Roland Mhilli dhe Klodjan Mhilli, të arrestuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, ”Kultivim i bimëve narkotike”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”. /r.d/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd