Transmetuar më 12-07-2015, 21:20

Vizita e ish kryeministrit shqiptar Fatos Nano në ishullin grek Kefalonia dhe takimet e tij dhe Xhoanës me drejtuesit lokalë, si dhe bisedimet për shkëmbim kulture dhe investimesh, kanë ndezur debat politik në vendin fqinjë.

Është për të ardhur keq fakti që deklaratat e lëshuara kanë një gjuhë të poshtër nëpërkëmbje të shqiptarëve, duke dalë nga shabllonet e ironisë apo kritikës diplomatike dhe duke kaluar deri në kërcënime të ulëta.

Agimi i Artë, partia e tretë në vend pas zgjedhjeve të fundit, ka lëshuar një deklaratë që NOA.al jua sjell të plotë më poshtë:

“Kur ishim fëmijë, në vitet ’80, tregonim një anekdotë për “turistin shqiptar”.

Pak më vonë, në fillimet e viteve ’90, pamë hordhitë e para të “turistëve shqiptarë” të mbërrijnë në vendin tonë dhe madje përveç vizave u dhanë edhe karta identiteti greke!!!

Me gjithë këto, nuk e besonim që do të kishte anekdotë më të fortë se kjo.

Kryebashkiaku i Kefaloniasë ama, na e rrëzoi këtë shpresë.

Përmes një njoftimi zyrtar të lëshuar nga kjo bashki se përveç turistëve realë shqiptarë, do të na duhet të pranojmë në Kefalonia edhe investitorë shqiptarë!!!. Dhe duke mos mjaftuar as kjo, mësoni edhe diçka tjetër që shkruhet për herë të parë në historinë e racës njerëzore: Shqiptarët kanë kulturë!!!, të cilën kërkon bashkia e Kefaloniasë që ta përçojë tek ne…

Katandisje e paparë. Bashkia e Kefaloniasë, viti 2015. Në atdheun e Odisesë, në atdheun e Metaksa. Në Greqinë e Akilit dhe Leonidhës., në Greqinë e Kolokotronit dhe Papaflesës.

Katandisje e paparë, ku na çuan “demokratët e regjimit të ri”, të djathtë dhe të majtë.

Sëpatë e Nemesis do të bjerë rëndë”, – përfundon deklarata e plotë për shtyp e partisë Agimi i Artë. /a.b/noa.al/

Fatos Nano dhe Xhoana në ishullin grek Kefalonia FOTO-VIDEO

Fatos Nano dhe Xhoana në ishullin grek Kefalonia FOTO-VIDEO

Ish kryeministri Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij Xhoana gjenden këto ditë në Greqi. NOA.al ju sjell pamjet e çiftit në ishullin Jonian, Kefalonia ku ata jo vetëm po pushojnë por edhe kanë zhvilluar një takim me autoritete lokale.

Kryetari i bashkisë së Kefalonia, Aleksandro Parisi dhe nënkryetari Dionis Likudhis si dhe zyrtarë të tjerë lokalë zhvilluan takim me z.Nano dhe gruan e tij Xhoana, raporton korrespondenti i NOA.al.

Në takim, z.Likudhis e konsideroi moment historik vizitën e z.Nano në Kefalonia.  NOA ju sjell më poshtë ekskluzivisht fotot dhe videot e çiftit Nano në ishullin Kefalonia.

Ndërsa kreu lokal për Turizmin, Evangjelos Kekatos, propozoi që të shpallet Forumi i Parë i Biznesit mes Shqipërisë dhe Kefaloniasë me president Fatos Nanon. Në këtë forum do të ftohen krerët e qeverive të dy vendeve, përkatësisht kryeministrat Edi Rama dhe Aleksis Tsipras si dhe ministrat e Turizmit të dy shteteve.

Z.Kekatos, tha se Fatos Nano është një personalitet me përmasa botërore.

Ndërsa z.Nano ka folur për ato që i cilësoi bukuri natyrore të ishullit të mrekullueshëm Kefalonia (pamje në foton e fundit). Nano foli edhe për lidhje tradicionale mes dy kombeve dhe tha se në Kefalonia gjeti një klimë mikpritëse që siç tha ai i bën emigrantët shqiptarë ta ndjejnë ishullin Kefalonia si një atdhe të dytë për ta.

Likudhis i ka dhënë disa dhurata çiftit Fatos dhe Xhoana Nano dhe më tej shtruan një darkë për nder të tyre.

Në fotot që shiko duket qartë se Fatos Nano ka kaluar në mbipeshë goxha më të madhe se më parë.

E po ashtu shfaqet më e shëndoshur edhe bashkëshortja e tij Xhoana Nano. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd