





Një vogëlush e ka paguar shtrenjtë, me jetën e tij, skenën që iu desh të shihte teksa ndodhej në shtëpi, ku gruaja e xhaxhait të tij ishte duke bërë seks me një kushëri të tyre.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin turg Igdir, raporton noa.al.
Mediat turke shkruajnë se fëmija u shpall i zhdukur më 29 korrik dhe disa ditë më vonë u gjet i vdekur.
Enes Tosun, djali gjashtë vjeçar që shikoni në fotot e mëposhtme, u gjet i groposur në oborrin e shtëpisë.
Për gjetjen e fëmijës ndihmuan qentë e specializuar ëpër nuhatje të të zhdukurve.
Ekspertët mjekoligjorë konstatuan se kishte marrë goditje në kokë.
Hetimet provuan se fëmijës i ishte përplasur koka në dyshme duke i marrë jetën.
Një e afërt femër e viktimës, e identifikuar si G. Tosun, është e dyshuara kryesore në rast, pasi u kap nga policia në përpjekje për të ikur nga shtëpia e saj, kur u gjet trupi i vogëlushit në kopsht.
G.Tosun, e cila është e martuar me xhaxhanë e djalit, raportohet se i ka thënë prokurorit se djali kishte hyrë në shtëpinë e saj kur ajo ishte në shtrat me një të afërt të burrit të saj.
Ajo tha se dashnori i saj, i identifikuar si M. Tosun, pastaj e kishte vrarë djalin që ai të mos i tregonte familjes atë çfarë kishte parë.
Kryekomunari i zonës, Tuncer Yaman duke folur për mediat tha se gruaja që u arrestua njihej si korrekte dhe nënë e respektuar e tre fëmijëve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





