Transmetuar më 01-07-2015, 09:58

Lushnje, 1 korrik 2015, NOA.al- Vetëm pak orë pasi policia italiane ndaloi dhjetë persona të akuzuar për terrorizëm, një tjetër shqiptar është ndaluar nga policia e Lushnjes.

Nën akuzën e terrorizmit është arrestuar në Lushnje 40 vjeçari Baki Çoku, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të autoriteteve italiane të koduar “Martesa”.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi  Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhërin e arrestit më 29 qershor, për kryerjen e veprës penale të “Krijimit të organizatës kriminale me qëllim kryerjen e akteve terroriste” në Itali.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi në kuadër të operacionit ndërkombëtar anti-terrorizëm.

Më herët gjatë mëngjesit të sotëm policia italiane arrestoi dhjetë persona të akuzuar për terrorizëm, në mesin e tyre 4 italianë, 5 shqiptarë dhe një kanadez. Që të gjithë dyshohen si të përfshirë në organizatë terroriste.

Nga hetimet paraprake mësohet se të ndaluarit e orëve të para të mëngjesit të sotëm janë pjesë e dy familjeve, e para e përbërë nga italianë të konvertuar prej disa vitesh në Islam dhe e dyta nga shqiptarë me banim në Grosseto.

Dy familjet u lidhën mes tyre me martesën e një çifti të ri dhe po organizonin një udhëtim drejt Sirisë për të luftuar krah xhihadistëve.

Më konkretisht italianja Maria Giulia Sergio u martua me një martesë të kombinuar me të riun shqiotar Aldo Kobuzi, në xhaminë e Treviglio të Italisë. Baki Çoku është daja i të riut Aldo Kobuzi/a.y/noa.al Operacion anti- terrorizëm, kapet në Lushnje Baki Çoku, në Itali u kapën 5 të tjerë Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd