Transmetuar më 30-06-2015, 21:41

Dashuria shpesh vjen papritur dhe kur vjen, godet si rrufeja në qiell të kaltër. Megjithatë janë të shumtë ata që kanë dyshime, nëse bëhet fjalë vërtetë për shpirtin binjak. Për ti pasur idetë më të qarta, lexoni më poshtë 10 sinjalet që e tregojnë diçka të tillë.

Dëgjoni njeri tjetrin– Nëse nuk prisni thjesht radhën tuaj për të folur, por jeni të gatshëm për të dëgjuar se çfarë ka për të thënë personi që keni në krahë, atëherë është një sinjal pozitiv.

Respektoheni- Respekti është pa dyshim një element shumë i rëndësishëm në një lidhje. Nëse diçka e tillë ekziston në raportin tuaj, jeni në rrugën e mbarë.

Qeshni– Jeni gjithmonë të gatshëm për të bërë shaka dhe për të shkëmbyer batuta. Bëni shaka njëlloj si të ishit miq shumë kohë më parë.

Flirtoni me njeri tjetrin- Pavarësisht se jeni të lidhur prej disa kohësh, vijoni të flirtoni me njeri tjetrin, njëlloj si në fillimet tuaja.

Ofroni dhe merrni mbështetje– Në një çift ndodh që partnerët të kenë objektiva të ndryshëm. Por kur partneri ju mbështet në kauzën tuaj, raporti është pa diskutim në një tjetër nivel.

Pranon defektet tuaja– Perfeksioni nuk ekziston. Edhe personi që keni në krah me siguri që ka shumë defekte. Diferenca është në faktin e të pranuarit. Nëse pranon çdo të mirë dhe të keqe tek ju, atëherë partneri ju vlerëson vërtetë.

Nuk ziheni thuajse kurrë– Diskutimi është diçka e dobishme, sidomos për një motiv me vlerë. Por kur nuk ziheni thuajse kurrë dhe jeni të gatshëm të pranoni fajësinë tuaj, ky është një sinjal që tregon se gjendeni përpara shpirtit binjak.

Keni besim– “Nesër do dal me miqtë” (ose me shoqet). Nëse pas këtyre fjalëve nuk merrni si përgjigje “Pse”, atëherë partneri ka besim tek ju. Nëse vijon të pyesë dhe tregohet mosbesues, duhet të pyetni veten mirë nëse është i duhuri për ju.

Jeni xheloz për njeri tjetrin– Xhelozia e shëndetshme është e domosdoshme në një çift. Nëse ajo është fare e paktë, atëherë do të thotë se ju keni besim të plotë te personi që keni përkrah.

E shfaq dashurinë– Nëse përkujdeset për ju në çdo moment dhe kur nuk e thotë me fjalë atë që ndjen për ju, atëherë është shpirti juaj binjak./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd