Transmetuar më 30-06-2015, 21:19

Mëlçia është padyshim një prej organeve më të rëndësishme për pastrimin e trupit tonë.

Një prej funksioneve kryesore të saj, është që të transformojë toksinat e dëmshme në toksina lehtësisht të eleminueshme nga organizmi. Mirëpo ky është vetëm një prej 500 funksioneve të tjera që luan mëlçia.

Për këtë arsye është e rëndësishme që të kujdesemi për mëlçinë, duke e ndihmuar në aktivitetet e saj. Ndaj sjellim më poshtë një prej mënyrave më praktike për ta pastruar dhe për ta forcuar mëlçinë.

Pirja e ujit është shumë e rëndësishme për pastrimin në mënyrë natyrale dhe për hidratimin e organizmit. Por ky aksion bëhet shumë më i rëndësishëm nëse uji shoqërohet me limon, pasi në këtë mënyrë toksinat eleminohen me më shumë lehtësi.

Acidi citrik që gjendet te limoni ndihmon mëlçinë në funksionin e saj për eleminimin e toksinave. Këshillohet që një gotë ujë me limon të pihet çdo ditë, e veçanërisht pas vakteve të bollshme./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd