
Mbledhja e Eurogrup për Greqinë e nisur mbrëmjen e sotme rreth orës 19.00 përfundoi. Në mbyllje të saj u vendos që një tjetër mbledhje të mbahet ditën e nesërme.
“Nuk ka mundësi që të shtyhet plani aktual”, shkroi në Twitter ministri finlandez Alexander Stubb.
“Programi i asistencës financiare i fondit për shpëtimin e shteteve EFSF skadon mesnatën e sotme, dhe si rezultat edhe kësti i fundit prej 1.8 miliardë euro nuk do të jetë më në dispozicion për Greqinë dhe fondi 10.9 miliardë për të mbuluar shpenzimet potenciale për rikapitalizimin e bankave greke do të fshihet”, tha menaxheri i EFSF, Klaus Regling.
Ndërkohë mijëra qytetarë grekë po protestojnë në sheshin “Sintagma” në Athinë, duke kërkuar që Greqia të mbetet në Europë.
Më 5 korrik në Greqi pritet të zhvillohet referendum, pas propozimit të Kryeministrit Aleksis Tsipras i cili ka kërkuar nga qytetarët të përgjigjen me një “Jo” , ndaj nënshtrimit që sipas tij kërkojnë kreditorët e Greqisë me reformat e tyre të ashpra./a.y/noa.al/ Qeveria greke propozim për krizën: Program shpëtimi për dy vjet Frikë dhe acarim në muret e Greqisë FOTO Merkel: Nëse dështon Euro, dështon dhe Europa Qeveria greke vendos të mbyllë të gjitha bankat gjatë gjithë javës
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





