Transmetuar më 30-06-2015, 18:02

Tiranë, 30 qershor 2015, NOA.al- Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Luzi dhe zëvëndëskryetari Denar Biba, zhvilluan sot një takim me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKiE).

Delegacioni përbëhej nga bashkëraporterët, Jonathan Evans (Grupi Demokrat Europian), Andrej Hunko (Grupi i të Majtës së Bashkuar) dhe Bas Klein, Zëvëndëskryetar i Sekretariatit të Komisionit të Monitorimit të AP të KiE-së.

Kryetarja e i prezantoi delegacionit ecurinë e procesit zgjedhor, duke u ndalur tek arritjet dhe problematikat e hasura gjatë zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore 2015./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd