Transmetuar më 30-06-2015, 17:33

Një program shpëtimi për dy vjet përmes Mekanizmit të Stabilitetit Evropian (ESM). Është kjo kërkesa e bërë ndaj Bashkimit Europian nga Kryeministri grek Alexis Tsipras. Ky propozim ju dorëzua presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, pasi ai bëri një ofertë të fundit ndaj Athinës për të shmangur kolapsin e vendit.

Juncker ftoi Athinën në përpjekje për të arritur një marrëveshje ndihme, para se të skadojë afati për pagesën e këstit të borxhit.

Sipas ofertës, Tsipras do të duhet të dërgojë sot një deklaratë me shkrim se pranon propozimet e kreditorëve me një ndryshim në tekstin e tyre, dhe të bëjë thirrje që populli grek të përgjigjet më një “po” në referendum

Ndërkaq në orën 19.00 të mbrëmjes së sotme Eurogrup do të diskutojë propozimin grek.

Nga ana e saj kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se nuk konsultohen propozime para referendumit./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd