
Një alarm i frikshëm vjen nga studiuesit e Universitetit të Southampton, në Angli. Siç shkruan “Mirror”, shkencëtarët kanë krijuar një instrument i cili arrin të kyptojë çfarë pasojash mund të ketë impakti i një asteroidi në Tokë në bazë të dimensioneve të tij.
Mjafton një asteroid me përmasa të vogla për të zhdukur një shtet të tërë si Anglia, ndërsa thuhet se një asteroid i rrëzuar në Rusi ishte i madh 19 metra dhe goditi 1500 persona.
Ndërkohë studnimi thotë më tej se rreziku më i madh vjen nga deti, ku një asteroid i rrëzuar në det mund të shkaktojë një tsunami në gjendje që të shkatërrojë brigje të tëra detare.
“Rreziku i asteroidëve është real dhe mund të ketë pasoja katastrofale. Kur një asteroid godet, njëri nga problemet më të mëdha është tsunami. Britania e Madhe është një ishull me një sërë brigjesh dhe shumë persona që jetojnë, kështu që rreziku është i madh”, thotë studiuesi Clemens Rumpf./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





