
Grabitjet dhe arratisjet me mjet me dy rrota janë tejet të njohura në New York, por rasti që publikojmë nuk ka të bëjë me një motorr, por me një karrocë me rrota.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur të hënën në Queens, kur një burrë rreth moshës 30 vjeçare në pamje të parë me aftësi të kufizuara, u paraqit në filialin e bankës Santander në Broadway, New York (SHBA).
I veshur sportiv dhe me kapuç në kokë, ai u paraqit në sportel duke kërkuar para, nën kërcënimin se kishte me vete një armë. Në këtë situatë punonjësi i dorëzoi 1200 dollarë.
Nga ana e policisë dyshohet nëse ai kishte armë dhe për më tepër nëse ishte vërtetë i paaftë. Pas marrjes së parave, siç mund të shihni në videon më poshtë, hajduti u largua qetësisht. Pak momente më vonë policia gjeti karrocën me rrota të braktisur vetëm disa blloqe banimi më larg./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





