
Tiranë, 30 qershor 2015, NOA.al- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e sotme shqyrtoi 27 kërkesa ndërsa vendosi për shtyrjen e shqyrtimit të katër projektvendimeve.
Më konkretisht KQZ shqyrtoi sot:
-Projekt-vendimin, “Për hedhjen e shortit dhe relatimin për kërkesat ankimore të depozituara në KQZ nga nr.54, deri në kërkesën ankimore 80, të paraqitura nga subjektet zgjedhore, sipas objekteve përkatëse”. KQZ hodhi shortin e relatoi kërkesat ankimore, dhe vendosi:
-Kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 54, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Socialdemokrate e Shqiërisë.
-Mospranimin e kërkesës ankimorë nr. 55, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Socialdemokrate e Shqiërisë.
-Kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 56, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Demokracia Sociale.
-Kthimin për plotësim të kërkesës ankimore nr. 57, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.
-Mospranimin e kërkesës ankimore nr. 58, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar.
-Kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 59, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Lëvizja Socialiste për Integrim.
-Kthimin për plotësim të kërkesës ankimore nr. 60, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Ardhmëria Shqiptare.
-Kthimin për plotësim të kërkesës ankimore nr. 61, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Ardhmëria Shqiptare.
-Kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 62, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, të paraqitur nga z. Dritan Memushi, kandidat i mbështetur nga zgjedhësit.
-Mospranimin e kërkesës ankimore nr. 63, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë.
-Mospranimin e kërkesës ankimore nr. 64, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë.
-Kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 65, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë.
-Kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 66, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë.
-Kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 67, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë.
-Kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 68, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë.
-Kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 69, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë.
-Kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 70, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë.
-Kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 71, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë.
-Kalimin për shyqrtim të kërkesës ankimore nr. 72, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë.
-Kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 73, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë.
-Mospranimin e kërkesës ankimorë nr. 74, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë.
-Mospranimin e kërkesës ankimore nr. 75, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë.
-Mospranimin e kërkesës ankimore nr. 76, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë.
-Kthimin për plotësim të kërkesës ankimore nr. 77, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Aleanca Arbnore Kombëtare.
-Kthimin për plotësim të kërkesës ankimore nr. 78, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Lidhja Demokristiane e Shqipërisë.
-Mospranimin e kërkesës ankimore nr. 79, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Lidhja Demokristiane e Shqipërisë.
-Mospranimin e kërkesës ankimore nr. 80, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Aelanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane.
-Projekt-vendimin , “Për relatimin e kërkesave ankimore të depozituara në KQZ nga nr.46 deri në kërkesën ankimore me nr.53, të paraqitura nga subjektet zgjedhore, sipas objekteve përkatëse”. KQZ vendosi:
-Kthimin për plotësim të kërkesës ankimore nr. 46, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Kristian Demokrate.
-Kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 47, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Kristian Demokrate.
-Kthimin për plotësim të të kërkesës ankimore nr. 48, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia për Mbrojtjen e të drejtave të Emigrantëve.
-Kthimin për plotësim të kërkesës ankimore nr. 49, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë.
-Mospranimin e kërkesës ankimorë nr. 50, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve.
-Kthimin për plotësim të kërkesës ankimore nr. 51, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Bashkimi Demokrat.
-Kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 52, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Socialdemokrate e Shqipërisë.
-Kthimin për plotësim të kërkesës ankimore nr. 53, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Fryma e Re Demokratike.
Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi shtyrjen e shqyrtimit të projekt-vendimeve të mëposhtme:
-Projekt vendim: “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Vlorë, qarku Vlorë, zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.
-“Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e këshillit të bashkisë Vlorë, qarku Vlorë, zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.
-Projekt vendim: “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Elbasan, qarku Elbasan, zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.
-Projekt vendim: “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e këshillit të bashkisë Elbasan, qarku Elbasan, zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





