
Tiranë, 30 qershor 2015, NOA.al- Gjykata Kushtetuese rrëzon dy kërkesa të deputetit Tom Doshi.
Në seancën e ditës së sotme Kushtetuesja rrëzoi ankimimin e bërë nga deputeti Doshi për të shpallur antikushtetues vendimin për arrestimin e tij dhe kontrollin e ushtruar në banesë.
Në argumentin e avokatëve thuhet se gjatë arrestimit të Doshit janë shkelur dispozitat kushtetuese të akteve ndërkombëtare, të ratifikuara nga parlamenti.
Tom Doshi po hetohet për kallëzim të rremë, pas denoncimit të bërë prej tij se me urdhër të kryeparlamentarit Ilir Meta ishte porositur vrasja e tij dhe e deputetit demokrat Mhill Fufi./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





