
Durrës, 30 qershor 2015, NOA.al – Pas një konflikti në banesë, një prind i moshuar është goditur me thikë nga i biri.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku në flagrancë është arrestuar 45-vjeçari Arjan Gjata. Ai ka goditur me thikë babain e tij 74-vjeçarin me inicialet P.Gj.
I moshuari është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku pasi ka marrë mjekimin nga bluzat e bardha ka shkuar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





